Presidenti Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre një përfaqësi të banorëve të “Unazës së Re”.
Presidenti Meta u informua në detaje, në lidhje me të gjitha shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti që ende nuk janë zgjidhur nga institucionet përkatëse.
Kreu i shtetit theksoi se e ka ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën, si dhe ka kërkuar prej kohësh me insistim informacion zyrtar shterues nga të gjitha instancat shtetërore përgjegjëse për këtë çështje.
Presidenti gjithashtu u garantoi banorëve se së shpejti do të mbajë një qëndrim të qartë zyrtar, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë në përputhje me kornizën kushtetuese e ligjore, si dhe në interesin më të mirë publik e qytetar.