MENU
klinika

Ankesat e fermerëve

Tirana rrit çmimet teksa kalbet mandarina e Konispolit

03.02.2019 - 16:44

Teksa në kryeqytet, çmimet e mandarinave po pësojnë rritje më tepër se normalja, në zonën e Konispolit po shkojnë dëm dhjetra tonelata.

Fermerët ankohen se mungesa e reklamës nga ana e Ministrisë së Bujqësisë në tregjet europianë për këtë produkt ka bërë që prodhimet e tyre të mbeten në pemë. Fermerët gjithashtu shprehen se viti që vjen mund të jetë katastrofik për shkak të shtimit të hapësirave me të mbjella dhe mungesës së tregut ndërkombëtar.

Megjithëse prodhimi i mandarinave në zonën e Bashkisë Konispol këtë vit shënoi rritje, fermerët janë më të zhgënjyer se kurrë më parë, pasi prodhimi i tyre ka mbetur dhe kalbet nëpër ara. Shkak për këtë është bërë mungesa e tregut.

Mungesa e investimeve në agropërpunimin e mandarinave të Konispolit ka bërë që tregtarët europianë të preferojnë blerjen e mandarinave nga Greqia, ndonëse mandarina e Konispolit vlerësohet shumë herë në krahasim me mandarinat e shtetit fqinj

proteste per mandarinat-konica.al

Fermerët japin alarmin për Ministrinë e Bujqësisë, që të merren masat për vitin tjetër pasi prodhimi pritet të rritët edhe më tej e kjo do të sillte katastrofë për këtë zonë.

Ata gjithashtu thonë se nuk ka një frigorifer dhe furrave për të filluar eksportin e prodhimit më herët.

Agropërpunuesit e mandarinave kërkojnë mbështetjen e qeverisë për krijimin e kushteve që mandarina e kësaj zone të gjejë treg në vendet e Bashkimit Europian, pasi në të kundërt i gjithë investimi i tyre do të braktiset dhe plantacionet e mandarinave do të mbulohen nga ferrat.

Ndërkohë në Tregun Agro Ushqimor të Tiranës, tregtarët detyrohen që të rrisin çmimin e produkteve për shkak të tarifave të larta që ky treg u vendos për qiranë dhe faturat e energjisë dhe të ujit.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë