MENU
klinika

Horoskopi, 4 shkurt 2019

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje mund të kenë një mosmarrëveshje të vogël me personat që iu rrethojnë. Ka gjasa që të keni një keqkuptim me një nga kolegët në punë ose me partnerin tuaj në biznes. Në mënyrë që situata të mos përkeqësohet, bëni mirë që të reagoni me qetësi.

Demi

Gjatë ditës së sotme do të takoni dikë që do t’jua ndriçojë ditën. Do të shënoni sukses si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. Në jetën personale duhet të silleni si një diplomat. Shmangni pyetjet e panevojshme.

Binjaket

Për Binjakët, kjo ditë mund të hapë perspektiva të reja në aspektin profesional. Gjërat do të varen nga vizioni juaj. Mund t’i bëni ballë një sfide shumë të vështirë. Ka gjasa që i suksesi i kësaj dite të përqendrohet tek financat.

Gaforrja

Gaforret mund të kenë nevojë për mbështetje morale. Rrezikoni të gaboni, ndaj tregohuni shumë të kujdesshëm. Përpiquni të mos pushtoheni nga paniku, pasi kështu nuk do të arrini të zbatoni asnjë nga planet tuaja. Duhet të tregoheni pozitiv kur komunikoni me të tjerët.

Luani

Disa Luanë do të përballen me disa telashe gjatë ditës së sotme. Do t’ju duhet ndihma e një prej familjarëve tuaj. Do të gjendeni në dilemë, çfarë do t’ju shpërqendrojë nga puna. Në mbrëmje ia vlen të mendoni vetëm për t’u relaksuar.

Virgjeresha

Përpiquni të analizoni personalitetin e kujtdo me të cilin komunikoni nga afër. Kjo do t’ju ndihmojë shumë si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional. Nuk përjashtohet mundësia e suksesit në profesion. Tregohuni të kujdesshëm me shëndetin.

Peshorja

Për disa Peshore, kjo e hënë do të jetë vazhdimi i fundjavës. Shfrytëzojeni këtë rast për anën tuaj personale. Në fund të ditës, mund të trishtoheni për shkak të disa kujtimeve të pakëndshme që do t’ju vijnë ndërmend.

Akrepi

Akrepët do t’i përkushtohen sot vetëm biznesit. Do të ndiheni shumë energjikë dhe kjo do t’ju ndihmojë të ndërmerrni një iniciativë të rëndësishme. Do të ishte mirë që mbrëmjen t’ia kushtoni familjes.

Shigjetari

Shigjetarët do të kalojnë përgjithësisht një ditë të zakonshme. Financat do të kërkojnë vëmendje të veçantë. Mund t’ju duhet të bëni një blerje që e kalon buxhetin tuaj. Shmangni borxhet dhe mos bëni premtime të kota.

Bricjapi

Për Bricjapët, detyra kryesore e kësaj dite do të jetë të bëni aleatë të rinj. Kjo do t’ju ndihmojë si nga ana personale ashtu edhe profesionale. Ka gjasa që sot t’i kushtoni shumë vëmendje edhe paraqitjes suaj të jashtme. Në mbrëmje do të ndiheni të lodhur por gjithsesi do të kaloni momente të këndshme nën praninë e partnerit/partneres suaj.

Ujori

Ujorët duhet të tregohen shumë të vëmendshëm gjatë ditës së sotme, pasi mund të dëmtoheni fizikisht. Bëni kujdes me fjalët kur bisedoni me dikë për të cilin dyshoni se është manipulator. Ujorët beqarë nuk duhet të shkojnë vetëm pas bukurisë.

Peshqit

4 shkurti do të jenë një ditë me triumfe. Ka shumë mundësi që të keni sukses në realizmin e një projekti. Nuk përjashtohet as mundësia që të ndiheni shumë të kënaqur me jetën tuaj personale, p.sh: mund të ribashkoheni me partnerin/partneren tuaj.