MENU
klinika

Mesazhi

Pedagogët ‘sjellin’ Albin Kurtin në Shqipëri: Është monopolizuar gjithçka

04.02.2019 - 10:37

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka udhëtuar nga Kosova për të mbështetur studentët e pedagogët që kanë nisur grevën për plotësimin e kërkesave të tyre.

Ai ka qenë pranë studentëve e pedagogëve në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe i ka inkurajuar të vazhdojnë qëndresën.

Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa. Aktivizmin e kam filluar pikërisht në krye të protestave studentore në Kosovë. Protesta e studentëve e drejtë kur pedagogët janë më ta. Ndërhyrja e studentëve nuk është për të qeshur. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Me protestat tuaja vjen pranvera. Kjo protestë është kundër privilegjeve që kanë të pasurit”, është shprehur Kurti.

 

Ai ka theksuar se shoqëria shqiptare duhet të kalojë në një transformim.

“Është në pikëpyetje ardhmëria e shoqërisë shqiptare. Ju bëj thirrje të keni organizim të konsoliduar. Organizimi ju fuqizon. Arsimi nuk është luks”, ka deklaruar Kurti.

Protesta e studentëve është protestë kundër privilegjeve që ekzistojnë për biznesmenët. Studentët kanë reaguar ndaj padrejtësive në arsim.Politika te ne është arti i keq, në Shqipëri është monopolizuar gjithçka, dhe humori. Studentët nuk janë e ardhmja, rinia është e tashmja jonë.”, tha ai më tej.