MENU
klinika

Meta e ktheu

Komisioni i Ligjeve shqyrton ligjin “Për noterinë”

04.02.2019 - 12:01

Komisioni i Ligjeve po diskuton dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e Noterisë, i kthyer pak kohë më parë për rishqyrtim.

Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit u shpreh se disa dispozita nuk janë të plota, paraqesin paqartësi në formulim, duke sjellë cënime në parimet kushtetuese.”Jo të gjitha dispozitat paraqesin probleme. Të metat në tre ligje duhen rivleresuar nga Kuvendi”, u shpreh ai.

Përfaqësuesja e EURALIUS, Agnes Bernahard tha se ky ligj mund të krijojë balancë.

“Ligji perpiqet te krijoje balance dhe besojme se ky ligj krijon kete balancë”, u shpreh ajo.

 

Kujtojmë se ky ligj u kthye muajin e kaluar për rishqyrtim nga Presidenta Meta. Sipas Presidencës, përmbajtja e nenit 61 të ligjit “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji.

Ilir-Meta-konica.al

Gjithashtu sipas presidentit në ligj nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre dhe nuk ofrohet siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë.