MENU
klinika

Pjesë e Kombëtares

Volejbollistja kuqezi fiton Kupën e Italisë

04.02.2019 - 12:56

Volejbollistja e talentuar shqiptare, pjesë edhe e Kombëtares, Erblira Bici, fitoi dje Kupën e Italisë. Skuadra e saj Igor Volley Novara mposhti me rezultatin 3-2 Imoco Conellianon në finale.

Bici ka qenë protagoniste gjatë gjithë sezonit dhe ka ndihmuar skuadrën me aftësitë dhe përkushtimin e saj që të arrijë një rezultat të tillë.

Volejbollistja shqiptare është vlerësuar me nota pozitive edhe nga mediet italiane për paraqitjen e saj, duke u shndërruar në një lidere te skuadra e saj.

Me suksesin e djeshëm, Era Bici bëri krenar shqiptarët dhe u jep shpresë edhe të rinjve e të rejave shqiptare që e duan volejbollin, se me punë dhe sakrifica një ditë mund të mbërrijnë në nivele të larta.