MENU
klinika

Lista

Has, i sekuestrohen pasuritë një tjetër “baroni”

04.02.2019 - 15:41

I konsideruar si ‘truri’ i laboratorit të heroinës në Has dhe një prej baronëve të drogës, Admir Hoxhës i janë sekuestruar të gjitha pasuritë.

Prokurorët e Prokurorisë për Krime të Rënda Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kërkuan vendosjen e masës së sigurimit personal pasuror dhe sekuestros preventive për pasuritë dhe Gjykata për Krime të Rënda pranoi sot kërkesën

Pasuritë në sekuestro preventive janë:

-Bar – Restorant -Hotel “ Resort Ador” sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel , në Rinas Tiranë, si dhe bllokimin e aseteve.

-Automjeti tip Audi me targe AA111MP .

Prokuroria informon: “Pasuritë e shtetasit Admir Hoxha dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal dhe bazuar në nenet 274, 275, 276, të Kodit Penal dhe neni 36 të Kodit të Procedurës Penale.nenin 11 të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Admir Hoxha sipas Prokurorisë bashkëpunonte me grupin e Shijakut, ndërsa banda u godit në fillim të muajit tetor. Ai arriti të largohej pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has.

Hetimi- Fillimisht hetimet nisën më 14 nëntor 2016 nga Prokuroria e Kavajës.

“Nga aktet e referuara nga Shërbimi i Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë rezultuar të dhëna për një grup personash të paidentifikuar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohej se trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë, si dhe trafikonin lëndë narkotike të llojit heroinë nga vendet e Bashkimit Evropian në Shqipëri” thuhet në dokumentin e prokurorise.

Dosja kaloi tek krimet e renda- Më pas Prokuroria për Krime të Rënda pranoi aktet dhe regjistroi procedimin penal të vitit 2016, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 i K.Penal, procedim penal i regjistruar mbi bazën e akteve të referuar nga Komisariati i Policisë Kavajë.

“Hetimet treguan se një grup personash, banorë në qytetet të ndryshme të vendit, vepronin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve, si dhe dispononin pasuri të paluajtshme, të cilat dyshohet se janë produkt i veprave penale. Gjatë hetimit po ashtu ka rezultuar se pjesëtar të këtij grupi kriminal kryenin edhe vepra penale të tjera, si korrupsioni në sektorë të publik të ndryshëm, si hipotekë, polici, bashki dhe në institucione të tjera të administratës shtetërore” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”