MENU
klinika

Shtohet lista

Një tjetër prokuror kandidon për SPAK

04.02.2019 - 16:41

Prokurori i Krimeve të Rënda Behar Dibra, i shtohet listës të aplikantëve për të qenë pjesë e SPAK.
Kandidimi i tij e çon në 12 numrin e prokurorëve që aplikojnë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Struktura në fjalë përbëhen nga 15 gjyqtarë dhe procesi i aplikimit është i hapur deri më datë 7 shkurt.

Prokurorët e ardhshëm të SPAK, duhet të kenë kaluar procesin e vettingut, por edhe nëse nuk i janë nënshtruar këtij procesi, pas dorëzimit të dosjet do të jenë prioritet për t’u “gjykuar” nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.