MENU
klinika

Ngjarja mëngjesin e sotëm

Qëllohet me armë shoferi i eskavatorit që shtypi Ardit Gjoklajn

04.02.2019 - 17:00

43-vjeçari Edmond Kollari i ka shpëtuar një atentati me armë mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Ngjarja është denoncuar nga vetë personi në policinë e Tiranës. Edmond Kollari është shoferi i ekskavatorit, i cili aksidentoi për vdekje 17-vjecarin Ardit Gjoklaj në landifillin e Sharrës, në 7 gusht 2016.

Ndërkohë në njoftim shpërndarë mediave, policia e Tiranës njofton se mëngjësin e sotëm në në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.

Sipas burimeve nga policia e Tiranës, në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë dhe si indicie për ngjarjen kanë vetëm deklarimin e 43 vjecarit. Pavarësisht pikëpyetjeve mbi këtë rast, policia thotë se ka referuar cështjen në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.

Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime dhe shërbimet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.