MENU
klinika

Mbron qytetarët

Xhaçka në Dibër: Anulohet koncesioni i llixhave

04.02.2019 - 17:06

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me banorë punonjësit dhe bizneset e Qendrës Balneare në Peshkopi (Burimi Termomineral i Llixhave)

Ministrja u ka thënë banorëve se do të anulohet vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini për dhënien me koncesion të këtij burimi.

Vendimi i Këshillit të Basenit Drini – Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim. Vendimi, i marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv.

Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë.”-tha Xhaçka.