MENU
klinika

Organizohet nga opozita

Banorët e Rrogozhinës bllokojnë autostradën: Rama ik!

04.02.2019 - 17:15

Banorët e Rrogozhinës dhe të zonave përreth i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe kanë dalë në protestë duke bllokuar autostradën Kavajë-Lushnjë.

Qytetarët kanë bllokuar autostradën në të dy anët e saj, pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës.

Ata deklarojnë se po protestojnë për rritjen e çmimeve dhe mungesën e punësimit, largimin e të rinjve që nuk e shohin perspektivën në Shqipëri.

“Ne protestojmë për studentët, për punën e naftës sepse është shtrenjtë. Kanalet vaditëse që nuk janë pastruar. Edi Rama duhet të largohet sa më parë”- tha një protestues.