1- Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet ‘Rruga për tek Morali’, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit!
2- Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjeshtë mësimdhënia!
3- Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdeset për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët!
4- Nxënësit japonezë pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë një çerek ore së bashku me mësuesit e tyre, kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset ndaj pastërtisë!
5- Nxënësit japonezë marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël!
6- Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysmë ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurt në sigurinë e ushqimin që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe duhet ruajtja e kujdesi ndaj tyre!
(Portali Shkollor)