MENU
klinika

Interes ndërinstitucional

Instituti i Historisë dhe Arkivi i Shtetit bashkëpunojnë

05.02.2019 - 11:13

Më në fund një lajm i mirë në fushën shkencës dhe konkretisht në atë të albanologjisë.  Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Historisë ka nënshkruar marrëveshjen, që mundëson nxitjen e studimeve në fushën e albanologjisë.

Kjo është një ndihmesë e madhe në fushën e shkencës së historisë por edhe i disiplinave të tjera shkencore.

Ajo merr përsipër të furnizojë me kopje dokumentesh falas Institutin e Historisë, ndërsa Instituti të mundësojë hartimin dhe botimin e përmbledhjeve të dokumenteve arkivore. Ky është një bashkëpunim që mund të jetë shumë produktiv për të dyja institucionet në shërbim të dokumentave dhe të shkencës.

Ardit Bido, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave ndër të tjera tha se ky ësht përfitim institucional për të plotësuar njëri-tjetrin.

 “Kjo marrëveshje realizon një interes kombëtar për sa i përket studimeve albanologjike dhe studimeve  në fushën e përmbledhjeve të dokumenteve, duke nxitur më tej studimin e historisë sonë kombëtare”

Në po të njëjtën linjë dhe mjaft i kënaqur ishte dhe akademiku në fushën e historisë Beqir Meta. Edhe ai falenderoi nismën në lidhje me këtë bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Ai u shpreh se:

 “Ky bashkëpunim do të shërbej për të inkurajuar dhe për të zhvilluar kërkimin shkencor të historisë sonë kombëtare”

Fillimet e veprimtarisë arkivore në Shqipëri datojnë që nga antikiteti. Historia dëshmon se në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, në principatat feudale shqiptare, në shtetin e Skënderbeut, në shoqëritë patriotike e kulturore, në institucionet fetare, në firmat tregtare, në esnafët, në familje dhe individë të veçantë, krahas librave ruheshin edhe dokumente.

Ngritja e institucionit të Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH), u krijua si organ qendror me urdhëresën e Këshillit të Ministrave nr 21 datë 8.6.1949. ky arkiv shërbeu për dokumentimin, ruajtjen dhe zhvillimin e këtyre akrivave kaq të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Për herë të parë u zhvillua një mekanizëm institucional që shërbeu për arkivimin e të gjitha dokumenteve shtetërore.

Ky organ në vitin 1951 deri në 1962 u vendos të ishte në varësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme derisa u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit (sot Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave), në varësi të Këshillit të Ministrave.

Krahas të qenit organ qendror, kjo drejtori kishte dhe ka edhe atributet e Arkivit Qendror Shtetëror, si arkivi më i rëndësishëm dhe më i pasur i rrjetit arkivor të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN