MENU
klinika

Detajet

Me zyrë te Krimet e Rënda/ Prokurorja kroate 2 vjet në Shqipëri për SPAK

05.02.2019 - 11:53

Ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale Kroate (USKOK) Tamar Laptosh prej ditës së sotme (5 shkurt 2019) do të stacionohet me zyrë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Laptosh është eksperte e Euraluis dhe do të monitorojë ngritjen e SPAK. Ajo do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri për të monitoruar ngritjen e SPAK.

Tamar Laptosh njihet ndryshe edhe si prokurorja që hetoi ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader.

Për Prokurorinë Speciale (SPAK), deri tani kanë aplikuar 12 prokurorë nga të cilët 9 nga krimet dhe dy të tjerë nga prokuroritë e rretheve.