MENU
klinika

Mjeshtër I Madh I punës

Ferdinand Deda/ Dirigjenti i madh që realizoi mbi 300 koncerte!

05.02.2019 - 14:28

Ferdinand Deda lindi në Peqin më 5 shkurt të vitit 1941. Pasi mbaroi liceun artistik në Tiranë në vitin 1960 studioi në konservatorin e muzikës së Pragës për dirigjim.

Pas një viti detyrohet të ndërpresë studimet dhe t’i vazhdojë në 1962 në konservatorin e Tiranës. Që kur ishte student udhëhiqte orkestrën e RTSH-së dhe pas studimeve u emërua në këtë orkestër. Në vitet 1991-1992 u specializua në Itali.

Prej vitit 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi etj. Me orkestrën simfonike të RTSH-së ka kompozuar muzikën e shumë filmave.

Deda është shquar edhe si kompozitor, ai ka kompozuar 3 valle simfonike “meditim 1-2-3”, ka kompozuar gjithashtu edhe katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano, prelud të kënduar, impropt për piano dhe orkestër harqesh, fantazi për ksilofon dhe orkestër, koncertino për korn dhe orkestër, koncert për klarinetë dhe orkestër, rapsodi me tema poullore për orkestër, koncertino për fagot, klarinetë dhe flaut, muzikë filmi etj.

Është shquar edhe në gjininë e këngës së lehtë për fëmijë. Vepra e tij është vlerësuar me shumë çmime.

Ferdinand Deda është themelues i koncerteve pranverore në RTVSH. Më 1997 u shpall fitues i “diskut të artë”. Është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.

Ai u nda nga jeta tetore në 24 gusht të vitit 2003, në moshën 62-vjeçare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen