MENU
klinika

Modelja e njohur

Dikur fitonte 1 mln dollarë, sot e pastrehë

05.02.2019 - 14:18

Sot, Nastasia Urbano është në moshën 57-vjeçare dhe e pastrehë, por dikur ajo që qenë një yll i modës.

Nastasia u bë e famshme në vitet ’80 pasi përfundoi në kopertinën e revistës së famshme “Vogue”. Brenda 20 ditëve, ajo arriti të fitonte në atë kohë gati 1 milionë dollarë. Por tashmë kur kanë kaluar vite të tëra, situata është krejtësisht tjetër. Nastasia që tashmë është në moshën 57 vjeçare është e pastrehë dhe jeton në rrugët e Barcelonës.

Pasi u shfaq në kopertinën e revistës, modelja në atë kohë u bë imazhi i marke parfumësh duke fituar shifra të mëdha parash, por sot nuk ka më asnjë cent.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Nastasia Urbano ka rrëfyer se ka qenë ish-i dashuri ai që e ia ka marrë të gjithë pasurinë. “Më ka lënë vetëm me rrobat e trupit”, tregon me lot në sy ish-modelja.