1227 – Princi Ferrand i Portugalisë lirohet nga Louvri. Ai ishte martuar me konteshën e Flanders. Por edhe pse pritej t’u shërbente francezëve, Ferrand mori anën e interesave flamande, prandaj edhe u burgos. Në atë kohë Louvri ishte kështjellë – burg. Gjatë Revolucionit francez, në vitet 1790, Asambleja Kombëtare dha urdhër që kështjella e Louvrit (e restauruar dhe zgjeruar) të përdorej si muze për kryeveprat franceze të artit. Muzeu u hap më 10 gusht 1793 me një ekspozitë të 537 pikturave, shumica ish prona të konfiskuara të monarkistëve dhe kishës. Në vitin 1801, me koleksion tashmë të shtuar, muzeu i Louvrit u quajt Muzeu i Napoleonit. Pas humbjes së Napoleonit në Waterloo, shumë vepra të konfiskuara iu kthyen pronarëve fillestarë, ashtu si dhe emri Louvër muzeut. Modernizimi dhe pasurimi i muzeut të Louvrit vazhdoi falë donacioneve. Në vitin 2008 koleksioni u nda në 8 pavione, duke filluar nga antikiteti egjiptian, grek, etrusk, romak, Arti Islam, Skulptura, Arte dekorative, Piktura, Gravura e Vizatime. 1893 – SHBA – Propozimi për ndërtimin e Katedrales Kombëtare të Uashingtonit miratohet nga Kongresi dhe dhe nënshkruhet nga presidenti Benjamin Harrison. Guri i parë i themelit të Katedrales do të hidhej më 1907 nga presidentit Theodor Roosvelt dhe punimet do të përfundonin 83 vjet më vonë, në vitin 1990, në prani të presidentit George W Bush. Një skulpturë me pamjen e Nënë Terezës është pjesë e fasadës së kësaj Katedrale madhështore në kryeqytetin amerikan. 1919 – Britania u jep grave të drejtën për të votuar; por vetëm atyre 30 vjeç e sipër.
1929 – Alexandri i vendos një diktaturë mbretërore në Jugosllavi.1929 – Nënë Tereza arrin në Kalkuta për të filluar punën e saj bamirëse mes njerëzve më të varfër dhe më të sëmurë të Indisë.
1971 – Shkencëtarët kimistë në Berkeley të Kalifornisë krijojnë për herë të parë hormonet sintetike.
1958 – Çmimi Bollingen për poezi i jepet amerikanit Edward Estlin Cummings (1894 – 1962), i njohur si e.e. cummings, me formë të emrit me shkronja të vogla në stilin e disa poezive të tij. Kumings shkroi rreth 3 mijë poezi, dy romane autobiografike, katër drama dhe disa ese; ai la pas vizatime e piktura të shumta. Cummings kishte pak interes në politikë para vizitës në Bashkimin Sovjetik në vitin 1931; pas të cilës ai u zhvendos në të djathtë të spektrit në shumë çështje politike e shoqërore. Megjithë imazhin publik si radikal dhe bohem, e. e. cummings ishte konservator, republikan dhe mbështetës i senatorit Joseph McCarthy gjatë fushatës kundër komunizmit në SHBA (makartizmit). Përsa i përket stilit poetik, disa nga poezitë e tij i përkasin vargut të lirë (pa shqetësim për metrikë e rimë); por shumë prej tyre kanë një strukturë të njohur sonetesh (14 vargje me rimë të ndërlikuar).
“i carry your heart with me (i carry it in)” sonet nga e.e. cummings (1920) (shqipërim)
zemrën tënde e mbaj me vete (e mbaj në zemrën time) kurrë nuk jam pa të (kudo unë shkoj ti shkon, e shtrenja ime, çdo gjë e bërë vetem nga unë është edhe bëma jote, mikja ime)
s’i frikësohem asnjë fati (sepse ti je fati im, e ëmbëla ime)
unë dua jo botë tjetër (për bukuri ti je bota ime, e vërteta ime)
ti je çdo gjë që hëna gjithmonë ka lënë të kuptohet dhe çfardo që dielli gjithmonë do të këndojë je ti këtu është sekreti më i thellë që askush s’e di
(këtu është rrënja e rrënjës, gonxhja e gonxhes dhe qielli i qiellit të një peme të quajtur jetë, e cila rritet më e lartë se shpirti mund të shpresojë, më thellë se mendja mund të fshehë) dhe kjo është çudia që yjet i mban larg njeri-tjetrit. e mbaj zemrën tënde (e mbaj atë në zemrën time).
1967 – Revolucion kulturor – Enver Hoxha mban fjalimin kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare; brenda pak ditësh grupe të rinjsh (të mbështetur plotësisht nga policia) vërshuan kundër kishave e xhamive duke përdhosur, shkatërruar, djegur, plaçkitur në emër të luftës kundër së vjetrës Zoti u ndalua, Papa u shpall fashist, hoxhallarë, dervishlerë, priftërinj katolikë e ortodoksë u rrahën publikisht, mjekrat ua prenë, u tërhoqën rrugëve zvarrë, u burgosën, u internuanën, u toturuan, u vranë, Shqipëria u bë vendi i vetëm ateist në botë, Perëndia u dëbua për t’i liruar vendin një Partie politike.
1974 – SHBA – Në përgjigje të krizës së energjisë më 1973, ndryshimi i orës (kursimi i kohë ditore) filloi gati katër muaj më herët se zakonisht.