Ka përfunduar seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri te Krimet e Rënda.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që të shtyhen hetimet për çështjen “Tahiri” me 3 muaj të tjerë.
Menjëherë pas përfundimit të seancës, Tahiri ka folur për mediat.
Ai deklaroi se nuk i ka humbur durimi dhe do vijojë të presë për drejtësinë e tij.
“Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Përsa i përket zgjatjes së çështjes, kam frikë se nuk dinë ta mbyllin.
Respektoj drejtësinë dhe do vijë dita kur s’do të jem peng i askujt.
Në Itali ku nisi çështja hetimet u mbyllën. Do vijoj të pres, s’më ka humbur durimi.
Afati u shty 5 herë, kjo është hera e parë që e kundërshtoi. Pres që ti shkoi deri në fund drejtësisë.
Ma besoni kjo çështja ka kapërcyer çdo limit të pranueshëm. Ju keni aq mesazhe në telefonat tuaj nga Prokuroret . Unë i kam, por nuk i bëj publike.
Do pres vendimin dhe më pas do flas unë.”, u shpreh Tahiri për mediat.