MENU
klinika

"The young Pope"

Sharon Stone protagoniste e “The New Pope”, të Paolo Sorrentino-s

28.08.2018 - 12:16

Sezonit të ri të “The young Pope” me Jude Law, Silvio Orlando dhe John Malkovich do t’i bashkohet edhe ylli amerikan.

“Do të realizoj një seri me Paolo Sorrentino-n”.

Sharon Stone i kishte shpëtuar hoja gjatë një interviste për gazetën italiane La Repubblica dhjetorin e shkuar, por pa shtuar detaje të tjera.

Mësohet se bëhet fjalë për një seri nga The New Pope, vazhdimi i serialit The Young Pope që i shfaq në ekranet televizive gjatë vitit 2016.

Kësaj here, lajmin që grupi realizues nuk e ka përgënjeshtruar e ka dhënë një grup italian që merret me ‘casting’ duke shtuar se protagonistëve Jude Law, Silvio Orlando, dhe prurjes së re të sezonit John Malkovich, do t’i bashkangjitet edhe Sharon Stone.

Gjithçka është mbajtur e fshehtë, seria eSky-Hbo do të trajtojë përsëri jetën e “Papës së ri”. Ndërsa nuk dihet ç’rol do t’i caktohet yllit të “Basic Instict”.

Xhirimit do të fillojnë këtë nëntor dhe regjisori Paolo Sorrentino, fitues i çmimit Oscar ka shkruar skenarin eThe New Pope bashkë me Umberto Contarello dhe Stefano Bises.

 

Sharon Stone do të jetë protagoniste e një tjetër serie të Hbo, Mosaic të Steven Soderbergh.