06.02.2019 - 14:47
Sipas disa të dhënave të bëra publike nga Spitali Rajonal, në Lezhë rezultojnë 3 fëmijë të prekur nga fruthi.
Sipas bluzave të bardha, rastet e konstatuara me fruth janë izoluar menjëherë në një dhomë të veçantë në spital.
Gjithashtu mjekët bëjnë me dije se rastet e fëmijëve që nuk janë të vaksinuar janë më të ekspozuara përkundrejt fruthit dhe se fëmijë që paraqesin simptomat e fruthit duhet të izologen nga familjarët.