MENU
klinika

Lokali në Zonën Arkeologjike

Abuzimi/ KLSH: Të anulohet kontrata në Butrint

06.02.2019 - 16:13

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon ministrisë së Kulturës që të anulojë marrëveshjen për ndërtimin e bar-kafesë në zonën e Mbrojtur të parkut të Butrintit. Në raportin e Rregullshmërisë të botuar së fundmi konstatohet se ndërtimi është në nënzonën “A” në të cilën zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes. Leja për ndërtimin e këtij subjekti u dha në vitin 2017, nga ministrja Mirela Kumbaro.

Ndërtimi i bar-kafe dhe restorant në zonën e parkut të Butrintit është i jashtëligjshëm. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin për periudhën 2016-2017 ku konstatohet se ndërtesa është brenda nënzonës “A” ku zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes.

Duke nënvizuar cënimin e zonës muzeale dhe arkeologjike KLSH i ka kërkuar ministrisë së kulturës që të anulojë marrëveshjen që erdhi si rezultat e një oferte të pakërkuar. Kjo leje u miratua gjatë kohë që ministria e Kulturës drejtohej nga Mirela Kumbaro.

butrint klsh-konica.al

Në atë kohë ajo kundërshtoi akuzat se cenohet trashëgimia kulturore me argumentin se ky ndërtim nuk prekte zonën arkeologjike dhe se ishte i domosdoshëm për ti ofruar turistëve mundësinë për tu shlodhur.

Por në auditimin thuhet se arsyetimi për miratimin e projektzbatimit “Për krijimin dhe funksionimin e Qendrës Multifunksionale të Shërbimeve në Qytetin Antik të Butrintit”, bie ndesh me Ligjin “Për trashëgiminë kulturore”në të cilin është përcaktuar se … Zonat arkeologjike, në varësi të intensitetit dhe rëndësisë së gjetjeve arkeologjike, kategorizohen në zona “A” dhe zona “B”.

Zonifikimi miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas propozimit të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Ndërsa në zonat arkeologjike “A” është e ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor.

Ndaj arrihet në konkluzionin se ministria duhet të refuzonte kërkesën.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë