MENU
klinika

Banka e Shqipërisë

Guvernatori Sejko: Ekonomia në rritje, Leku do forcohet

06.02.2019 - 17:17

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbajti një konferencë për shtyp ku foli mbi vendimarrjen e politikës monetare.
Sipas tij, falë zhvillimeve pozitive ekonomike Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1%.

Sejko pohoi se monedha vendase Leku do të vijojë të mbiçmohet edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

“Efekti i mbiçmimit të Lekut do të jetë i pranishëm edhe gjatë 6 muajve të parë të 2019, por do të shuhet në pjesën e dytë të vitit”, tha Guvernatori në konferencën për mediat menjëherë pas mbledhjes së këshillit të Mbikëqyrjes, ky njoftoi se norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar”, tha ai

Guvernatori shtoi se, kërkesa agregate po rritet, duke sjellë rritjen e prodhimit dhe punësimit, teksa politika monetare po jep kontribut pozitiv.

Sejko nënvizoi se gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2018-të rritja ekonomike ka qenë 4,45 % gjatë tre mujorit të tretë të 2018, e ndikuar nga rritja e eksporteve dhe prodhimit të energjisë elektrike.

“Ekonomia ka vijuar të rritet edhe gjatë tremujorit të 4 ndoshta edhe pse me një rritje pak më të ngadaltë. Presionet e brendshme dhe të jashtme inflacioniste po shkojnë drejt ekuilibrimit. Normat e interesit të kredive mbeten në nivelet më të ulëta historike, kurse kursi i këmbimit ka qenë i qëndrueshëm gjatë muajit janar”.

Guvernatori vuri në dukje edhe përmirësimin e balancave në sektorin bankar ku veçoi zbritjen e kredive me probleme në 11%.