MENU
klinika

22-vjeçari

E përndiqte dhe bëri dush në shtëpinë e Taylor, dënohet

06.02.2019 - 18:00

Taylor Swift është një nga këngëtaret më të mëdha në botë, me fansa në të gjithë globin. Por duket se ka edhe nga ata fansa që e kanë ekzagjeruar.

I tillë është edhe 22-vjeçari Roger Alvarado, nga Homestead, Florida, i cili tashmë do të duhet të bëjë edhe 6 muaj burg.

Ai është dënuar pasi u fut në shtëpinë e këngëtares 29-vjeçare duke shkatërruar derën, ndërsa pasi bëri dush mori edhe një sy gjumë, ku iu gjet në krevat nga policia.

Në atë kohë, këngëtarja nuk ishte në banesë, ndërsa tashmë Alvarado është ndëshkuar për veprimin e tij të gabuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN