MENU
klinika

Dayanara Torres

Ish-missi diagnostikohet me kancer të lëkurës

06.02.2019 - 19:01

Dayanara Torres u shpall “Miss Universe” në vitin 1993, ndërsa tashmë që kanë kaluar 26 vite, jeta e saj ka marrë tjetër rrjedhë.

Ajo nisi aktrimin madje me sukses, ndërsa u martua edhe me të famshmin Marc Anthony, por së fundmi ka marrë lajmin e keq duke u diagnostikuar me kancer të lëkurës.

Ajo po pret për trajtimin që duhet ndjekur pas dy operacioneve. Torres tha përmes një postimi të se mjekët ‘kanë larguar tashmë një zonë të madhe nga pjesa e prapme e gjurit dhe gjithashtu kanë hequr dy nyjet limfatike në majë të këmbës së saj’.

Marc Anthony and Dayanara Torres during The Baptism of Marc Anthony and Dayanara Torres’ Son at St. Agatha Church in Miami, Florida, United States. (Photo by Kathleen Biache/WireImage)

Torres, e cila ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ka thënë përmes një videoje se nënat kanë tendencë të kujdesen për të gjithë rreth tyre dhe të harrojnë veten.