Jo vetëm Franca dhe Holanda, por edhe dy vende të tjera të unionit shprehen skeptike për votën e Qershorit për Shqipërinë.
Ministrja e Shtetit Irlandez për Çështjet Evropiane dhe Ministri i Jashtëm i Finlandës i kërkojnë Shqipërisë rezultate konkrete në reformat e agjendës së integrimit me kusht që të japin mbështetjen e tyre në çeljen e negociatave.
”Ne e kuptojmë se reformat ndonjëherë mund të jenë të vështira, por ato ja vlejnë. Dua të them se nësë Shqipëria vazhdon të japë rezultate në të gjitha fushat prioritare të agjendës europiane, atëherë Irlanda do të ofrojë mbështetjen e saj”, tha Helen Mcentee
Nga ana tjetër Samuli Virtanen u shpreh se “Si Finlanda dhe Irlanda janë mike të Ballkanit Perendimor dhe zgjerimit të BE-së. Shqipëria është e mirëpritut që ti bashkohet BE-së pasi të jenë përmbushur kriteret.”
Këto dy shtete të unionit do të japin ekspertizën e tyrë në projektin prej 5 mln euro të BE për rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore në vendin tonë.
”Legjislacioni ynë është shumë i qartë, artikujt ushqimorë nuk mund të importohen nësë nuk respektojnë integritetin e zinxhirit ushqimor të BE-së. Të gjithë aktorët të marin përgjegjësitë dhe të garantojnë prodhimin e ushqimit të sigurt për konsumatorët” deklaroi Soreca
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi tha se vendi ynë është në fazën e një strukturimi të plotë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të një reforme kryesore të shërbimit veteriner. Projekti do të zbatohet për një periudhë 4-vjeçare dhe pritet të kontribuojë për hapjen e tregut të BE-së për produktet shqiptare.