MENU
klinika

Debati

Basha ia kthen Lleshajt: Je fatkeq, të duhet kohë të mësohesh

07.02.2019 - 10:50

Replika në Kuvend mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për situatën e rendit në vend.

Sandër Lleshaj i sugjeroi Bashës të mos i tregojë me gisht, pasi sipas tij kur ishte kryedemokrati në Ministrinë e Brendshme janë vrarë 4 njerëz në Bulevard. Por i menjëhershëm ka qenë replika e Bashës, i cili i përmendi Lleshajt një shprehje të popullit dhe e konsideroi fatkeq.

basha ne parlament
basha ne parlament

Ka një shprehje të njohur për shqiptarët kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin. Duhet të pyesësh Ramën pse i promovoi ata që akuzohet se shtinë mbi ata që sollët për t’i vrarë. Këto janë çështje që socialistët i dinë fare mirë. Ty të duhet pak kohë për të mësuar tezat bajate. Je fatkeq se kur të tjerët janë zbythur duke treguar këto gënjeshtra ti je i fundit dhe kujton se po tregon gjëra të reja. Je dy herë fatkeq sepse kur unë punona dhe plotësova 150 kritere ndaj luftës ndaj krimit të organizuar dhe arrita të plotësimin e lëvizjes së lirë në shengen, ju e kishit mendjen si të krijonin alibitë për Edi Ramën dhe për pengesat që ai i vuri Shqipërisë për vizat, por pa sukses. Ku e ke katandisur sot Shqipërinë shefi yt dhe propaganda juaj nuk të ndihmon dot. Delja e zezë e Evropës dhe Kolumbia e Evropës ku është rekordi i Ministrisë së Brendshme”- tha Basha.