Karl Marksi mbahet si një nga filozofët më të mëdhenj të shekullit të XIX. Është një nga filozofët më të diskutuar në raport pro dhe kundra mendimeve të tij që i ka hedhur në librat e tij.
Gjithashtu është nga filozofët më me ndikim tek njerëzit për idetë e veta sa gjeniale aq dhe absurd, utopike sa dhe kontradiktore mbi luftën e klasave.
Shumë e shikojnë si pararendës së sistemit komunist, babai i këtij sistemi, dhe e konsiderojnë si një e keqe e madhe si dhe një dështim të mendimit, kurse shumë të tjerë si gjeni dhe parashikues të ekonomive në krizë. filozof për të mirën e shtresave të ulta. Në lëmin e kritikave ai përsëri përflitet dhe risillet si filozof për mendimet e veta. Këtë radhë është fjala për varrin e tij në Londër.
Varri i Karl Marksit në varrezat e njohura Highgate në Londër është dhunuar në një sulm të koordinuar, që do të thotë se monumenti i rëndësisë së veçantë “kurrë më nuk do të jetë njësoj”. Sipas një komunikate të policisë Metropolitane thuhet se hetimet janë mbyllur dhe po presin ndonjë informacion nga dëshmitarët e mundshëm.
“Hetimet fillestare kanë përfunduar dhe në këtë fazë ato janë mbyllur. Nëse del në dritë ndonjë informacion, rasti do të hetohet me përpikëri”, ka thënë policia sipas The Guardian.
Të dyshuarit kanë kryer një akt vandal duke dëmtuar pllakën që është marrë nga varri origjinal i Marksit në vitin 1883, dhe i është vendosur monumentit të krijuar në vitin 1954.
Në Pamjen e memorialit të dëmtuar, shfaqet pllaka e goditur me një çekan që ka fshirë shkronjat e emrit në pllakën e mermertë. Ky varr është i vizituar nga shumë njerëz në vit. Ka pasur gjithashtu reagime nga organizata të ndryshme.
Ian Dungavell, nga Shoqëria e Highgate Cementery, e ka dënuar sulmin duke e cilësuar si “gjë të shëmtuar për ta bërë” dhe “një formë e gabuar për të shfaqur koment politik”. Sipas tij asnjë varr tjetër nuk është dëmtuar.
“Ishte sulm i koordinuar kundër Karl Marksit. Nuk ishte i zakonshëm. Nga fotografitë mund të shihni se personi e ka nxjerrë më të mirën prej vetes për ta fshirë emrin e Karl Marksit”, ka thënë ai, që e ka quajtur akt qyqar…
Pavarësisht se çfarë mendojnë njerëzit për filozofinë e Marksit, mendoj se është gjë e shëmtuar. Në nivelin njerëzor, ky është varri i bashkëshortes, i tij dhe i anëtarëve të tjerë të familjes”, ka thënë Dungavell.
Ai është shprehur se kjo nuk është mënyrë e duhur për të trjatuar një monument të shkallës së parë. Në një lloj forme është një lloj proteste politike. Ky sulm është dashakeq. Ai mendon edhe duke spekuluar që autori i këtij akti ka qenë mengjarash për vetë faktin e pasojave që ka lënë në bust, shenjat sipas tij do ishin nga e djathta në të majtë. Shenjat janë lënë me çekan për vetë faktin që ka pasur ndryshk në të goditurat e bustit.
“Nëse dikush është antimarksist, mund të bëjë shumë më mirë nëse tenton të ndryshojë mendimin e vet sesa ta thyejë një monument. Kjo nuk do të fitojë simpatinë për kauzën kundër marksizmit”, ka thënë Dungavell. Ai ka thënë se vazdhimisht në vite ky memorial është dëmtuar.
Kurse Michael Rosen, shkrimtar për fëmijë, ka bërë thirrje për mbulimin e shpenzimeve të riparimit. Shoqëria e Varrezës do të diskutojë me pronarët e varrit të Marksit. Sulmi ka nxitur bisedime për mundësinë e instalimit të kamerave të sigurisë rreth monumentit.
“Ka mundësi që të bëjmë një analizë të sigurisë me Marx Grave Trust dhe të flasim me policinë se çfarë mund të na rekomandojnë ata”, ka thënë Dungavell.
“Ky ishte ngushëllimi i vetëm – ai kurrë nuk është harruar”.