07.02.2019 - 12:08
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka replikuar në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ai e akuzoi se ka bllokuar një projekt të rëndësishëm energjetik për Kosovën.
“E nisi tek energjia elektrike e shkoi tek Kosova, por gjuha të shkon ku dhëmb dhëmbi. Sali ti e mbylle kohën tënde me shumë pika të zeza. Një prej tyre është sabotimi që i bëre pavarësisë energjetike të Kosovës, bllokove projektin e rëndësishëm të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
Në këtë Kuvend ne e kemi denoncuar këtë sabotim, por historia jote nuk përfundon këtu. Ti i furnizoje me naftë Milloshevicin Sali”- vijoi Balla.