Charles John Huffam Dickens lindi më 7 shkurt 1812. Shkrimtar anglez, i quajtur ndryshe edhe si më i madhi i periudhës Viktoriane.
Charles Dickens lindi në Landport, në një rrethinë të Portsmouth, i dyti prej 8 fëmijëve të John dhe Elizabeth Dickens.
Babai i tij ishte një punonjës në zyrën e pagesave detare. Ai e kaloi fëmijërinë në Catham-Kent. Ishte romancieri më popullor në gjuhën angleze i të quajturës Epoka Viktoriane.
Ai ka krijuar disa nga personazhet më domethënëse e portretizuese të letërsisë, me temë sociale drejtimin e reformës në të gjithë punën e tij.
Realizmi në Angli fillon me Çarls Dikensin dhe romanin social që lëvroi ai. Karakteristikë e veçantë e këtij autori është se gati të gjitha veprat e tij kanë tituj, emra të fëmijëve dhe personazhe kryesisht fëmijë, kjo për arsye se ai pati një fëmijëri jo të mirë.
Në moshën 12-vjeçare detyrohet të lërë shkollën për shkak të varfërisë dhe madje detyrohet të hyjë në fabrikë për të nxjerr kafshatën.
Fëmijëria dhe përvojat e tij që do pasojnë, janë faktorët kyç të një letërsie të suksesshme të Dikensit, por edhe për të tjerë autorë.
Tek Dikensi gjejmë këto vepra: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell”, “Nikolla Nikëllbi”.
Më 8 qershor 1870, Dikens pësoi një tjetër goditje në zemër në shtëpinë e tij pas një pune të gjatë e të lodhshme. Ai vdiq në Gads Hill Place.