MENU
klinika

Stabiliteti në rajon

Meta takon Pompen/ Diskutim për partneritetin dhe sigurinë e rajonit

07.02.2019 - 16:34

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kreu i Shtetit Ilir Meta zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

“Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington.” – shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale, ndërsa poston edhe foton me zyrtarin e lartë amerikan.

meta ne senatin amerikan-konica.al

Me z.Pompeo, Meta shkruan se diskutuan për partneritetin mes dy vendeve si edhe për rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë.

“Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”