MENU
klinika

Protesta e PD-së

Basha me qytetarët e Tiranës: Me 16 shkurt të gjithë në shesh

07.02.2019 - 17:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas tureve të takimeve në rrethe, sot është ndalur në Tiranë ku zhvilloi takime me banorët e njësisë nr.7.

Prej aty kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi politikat e qeverisë të aplikuara për bizneset e vogla, ndërsa i ftoi tregtarët që me 16 shkurt të mblidhen në bulevard.

Problemi kryesor për Lulzim Bashën mbetet grabitja e parave të shqiptarëve, të cilat sipas tij janë përqendruar tek duart e 5 oligarkëve. Ai tha se këto para që iu vidhen shqiptarëve do t’ju kthehen mbrapsht sapo PD-ja të vijë në pushtet.

basha ne tirane-konica.al

“Jeni në një nga rrugët kryesor të Tiranës. Kur qaheni ju imagjinon se çfarë ndodh në vendet e tjera. Taksa do të bëhet 0.5 për qind e xhiros vjetore. Asnjë inspektor tatimor nuk do të këtë të drejtë të hyjë në dyqanin tënd. Me këta taksa ata kanë mbledhur 2 miliardë lekë, por asgjë nuk është kthyer tek qytetarët. Lekët nuk janë në xhepin e qytetarëve, sepse janë në xhepat e 4-5 oligarkëve”, tha Basha.