MENU
klinika

Rregullat e procesit

KLGJ vendos ngritjen e Komisionit të vlerësimit profesional të gjyqtarëve

07.02.2019 - 17:25

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në Kuadër të Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve, në të cilën përcaktohen rregulla të hollësishme për mirëfunksionimin e këtij procesi.

Gjatë mbledhjes së sotme (7 shkurt), KLGJ, ka diskutuar dhe miratuar disa vendime të cilat përcaktojnë rregulla të detajuara në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor në vend.

Më konkretisht, Këshilli miratoi rregulloren “Për kriteret dhe procedurën e funksionimit të skemës së delegimit të gjyqtarit”, dhe rregulloren “Për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”, duke i dhënë zgjidhje në këtë mënyrë problematikave të konstatuara në gjykata.

Në përfundim Këshilli miratoi vendimin mbi dhënien e informacionit periodik nga kryetarët e gjykatave për gjithë veprimtarinë gjyqësore të tyre.