07.02.2019 - 18:18
Në lidhje “live” mund të ndodhë gjithçka, por ajo që i ka ndodhur këngëtarit të famshëm Michael Bolton nuk kishte ndodhur më parë.
Ai ishte i ftuar në një televizion, në emisionin “The Morning Show” në Australi e si për të treguar se për të zgjimi në mëngjes ishte i tmerrshëm, e zuri gjumi gjatë lidhjes!
Por teksa moderatorët ishin duke folur me të, në një moment Michael nuk iu është përgjigjur pyetjeve.
Kur vënë re që atë e kishte zënë gjumi, moderatorët ia plasën të qeshurës. Por në një moment ai përmendet duke thënë se “Po bëhet qetësi”, për ta zënë gjymin sërish.