MENU
klinika

Debatet

Replika të ashpra/ Xhaçka-Balliut: Buzëqumësht, matu kur të përmendësh…

08.02.2019 - 10:34

Gjatë seancës së djeshme parlamentare një përplasje e fortë ka ndodhur mes ministres Xhaçka dhe deputetit demokrat Klevis Balliu.

Pas akuzave të forta të Balliut, ka ardhur një reagim i ashpër nga ministrja Xhaçka.

Xhacka-konica.al
Xhacka-konica.al

Balliu: Vajza e Natasha Xhackës e kërkuar për birësime të paligjshme. Deri te Fariu ua kam lejuar, meqë ai merret me ju, merruni dhe ju me të, është “fairplay” por jo me motrën, aty është “offlimit”. Bëni mirë mos ta kruani aty se ka tjetër përgjigje për Xhaçkën e gjithë të tjerët.

Xhaçka: O keni folur ju familjarisht me të bëra e të pabëra për familjet e tjera duke futur hundët, o s’e ka bërë njeri. Sa për nënën time djalë, ti i ke buzët me qumësht të dish ca ka bërë ajo, matu kur ta përmendësh. Me ato ‘dacibaot’ e babit tat mos hajde këtu se nuk flitet kështu në Parlament, more vesh? Ti je shumë i vogël, ti, ti je i fundit, për të bërë histori. Në Parlament nuk flitet sikur të ka zënë barku rrugës, laj gojën.