08.02.2019 - 11:46
Gjatë ditës së sotme në Kosovë, Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.
Arsyeja që mbledh sot Kuvendin është përdhunimi i 16-vjeçares nga Drenasi.
Mbledhjen e jashtëzakoshe e kërkuan deputetët e opozitës për vajzën e cila tani është 18-vjeçe, por thotë se është shfrytëzuar që nga 2016, nga mësuesi i saj në shkollë e më pas nga një punonjës policie.
Seanca nis prej orës 12:00 dhe po mbahet me kërkesë të LDK’së, Vetëvendosjes dhe Alternativës.