MENU
klinika

Peshëngritje

Konfirmohet medalja e bronzit për Qerimajn

08.02.2019 - 12:31

Një lajm i mirë për sportin shqiptar dhe peshëngritjen në veçanti, sidomos pas skandalit të dopingut me Romela Begajn.

Erkand Qerimaj është edhe zyrtarisht fituesi i medaljes së bronzit në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Anaheim, SHBA.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Federatës Botërore të  Peshëngritjes dhe Qerimaj ka qenë shumë entuziast për këtë.

“Zyrtarizohet marrja nga ana ime e Medaljes së bronzit në Kampionatin Botëror që u zhvillua në  Anaheim, USA. Sukses i madh imi personal, trajerit tim Zef Kovaçi dhe sportit shqiptar. Tashmë medaljeve të mia i shtohet edhe ajo e vendit të tretë në botë”, shkruan peshëngritësi në rrjetet sociale.

Shkodrani e mbylli garën i katërti, por vendi i tretë, Dimtru Kapataru, rezultoi me doping dhe kjo bëri që medalja t’i kalonte Qerimajt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampion Europe në Peshëngritje

Mori 3 medalje ari, Calja: Shteti, asnjë premio!

Vendimi i Këshillit të Ministrave

Kriteret për shpërblimet e sportistëve elitarë