Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur përmes një deklarate për mediat akuzave të artikuluara një ditë më parë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila tha se katër zyrtarë të LSI-së në ministrinë e Drejtësisë janë shkarkuar nga detyra pasi ministrja Gjonaj iu ka bërë shantazh prokurorëve.
Ndërsa Kryemadhi tha se kishte prova për këtë dhe mund t’i bënte publike, ministrja e Drejtësisë e quan sulm vulgar atë të zonjës Kryemadhi dhe thotë se duke sulmuar atë, po sulmohet edhe drejtësia.
Ajo i bëri thirrje prokurorisë të mos intimidohet nga sulmet. “Unë u sulmova me qëllimin për të sulmuar drejtësinë. Prokuroria të mos intimidohet nga sulmet. Prokuroria të mos intimidohet nga sulmet”,- tha Gjonaj.