MENU
klinika

Takimi publik

Deklaratat e bëra në Kuvend/ Rama kërkon ndjesë publike

08.02.2019 - 17:45

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë publike për gjuhën e përdorur të enjten e shkuar në seancën parlamentare gjatë replikës me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë takimit të parë publik me ciklin kombëtar “Bashkia që duam”, shefi i qeverisë tha se qyteti i Korçës ka pësuar transformim falë punës së ekipit që ai drejton.

Mes tjerash, shefi i ekzekutivit u ndal edhe te studentët, të cilët siç tha ai do të kenë mundësi të mira punësimi në administratë dhe kjo do të behët sipas rezultateve që ata marrin.

Kjo nismë shtoi Rama, është një tregues se të rinjtë dhe të rejat kanë mundësi për të qenë krenarë me Shqipërinë dhe jo të largohen me pretendimet se vendi i tyre nuk iu siguroi vend pune.

rama ne korce-konica.al
rama ne korce-konica.al

“Ekonomia bujqësore do të krijojë një sinergji të re me ekonominë e turizmit. Do të bëjë kjo që pikat e referimit do të shtohen në mënyrë të ndjeshme. Tek materniteti i Korçës së pari: Shërbimi është fantastik.

Së dyti: Fëmijët tashmë vijnë me lekë. Nëse ju do të bënit një xhiro nga maternitetin do të kemi korçarë dhe korçare më të bukur që ka nevojë jo vetëm Korça, por edhe e gjithë Shqipëria. Në Spitalin e Korçës do të këtë 15 specialistë të rinj. Korça kishte shumë probleme, por sot është ndryshe.

Të krijojmë vendet e punës për studentët që kanë mbaruar me nënta dhe dhjeta, që mos të thonë nesër: Po iki sepse Shqipëria nuk më krijon mundësi punësimi, por të thotë se jam krenar për vlerësimet e mia dhe jam krenar për vendin tim. Unë besoj se jemi në kushtet se bashkia e Korcës ka afruar një model spektakolar pune.

Të shkosh mbas atyre është që të kërkosh që ta kthesh atë që ishte. Në Korçë mjafton të ecësh dhe të kthesh kokën majtas dhe djathtas dhe të krahasosh nga ajo siç ishte me atë që është. Ne nuk e kemi problemin se si të zgjidhemi, por se si të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ne merremi me si do të fitojmë përsëri që të fitojnë më shumë qytetarët. Dua të kërkoj falje për ditën e enjte. Shkojmë në kasollen e qenve dhe një shprehje thotë: Kush fle me qenin ngrihet me pleshtin”, tha Rama.