MENU
klinika

Deklarata

Meta për vdekjen Blushit: I pikëlluar, do mbetet në kujtesë

08.02.2019 - 21:48

Presidenti Ilir Meta ka qenë ndër të parët politikanë që kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e publicistit, Kiço Blushi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet se Blushi ishte një nga përfaqësuesit më të denjë të viteve ’70.

“I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi.

Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970″: prozator, kineast, publicist dhe botues.
Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.
I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!”, shkruan Presidenti në Facebook.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri