MENU
klinika

Kur duhet të shkoni tek një mjek?

Dhimbje barku? Çfarë duhet të shmangni për t’i lehtësuar!

09.02.2019 - 11:46

Gjithkush përjeton dhimbje barku nga koha në kohë.

Terma të tjerë që përdoren për të përshkruar dhimbjen e barkut janë dhimbja e stomakut, dhimbja e zorrëve dhe e mesit.

Dhimbja e barkut mund të jetë e butë ose e rëndë. Mund të jetë e vazhdueshme ose të vijë e të shkojë. Dhimbja e barkut mund të jetë afatshkurtër (akute) ose të ndodhë gjatë javëve, muajve ose viteve (kronike).

Këshillohuni menjëherë me mjekun nëse keni dhimbje abdominale aq të rënda sa nuk mund të lëvizni pa shkaktuar më shumë dhimbje, ose nuk mund të uleni apo të gjeni një pozicion të rehatshëm.

dhimbje barku
dhimbje barku

Kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse dhimbja shoqërohet nga shenja dhe simptoma të tjera shqetësuese, duke përfshirë:

-Dhimbje të forta;

-Ethe;

Jashtëqitje e përgjakshme;

-Të përziera të vazhdueshme dhe të vjella;

-Humbje peshe;

-Lëkura që duket e verdhë;

-Ënjtje e barkut;

Kërkoni ndihmë nëse dhimbja e barkut është e rëndë dhe është e lidhur me:

-Trauma, si një aksident apo lëndim;

-Presion ose dhimbje në gjoks;

dhimbje barku
dhimbje barku

Kërkoni ndihmë nëse dhimbja e barkut është e rëndë dhe është e lidhur me:

Nëse dhimbja juaj e barkut ju shqetëson ose zgjat më shumë se disa ditë.

Ndërkohë, gjeni mënyra për të lehtësuar dhimbjen .

Për shembull, hani ushqime më të vogla nëse dhimbja vjen zakonisht pasi hani.

Shmangni marrjen e qetësuesve pa recetë për dhimbje të tilla si aspirina ose ibuprofen (Advil, Motrin IB, të tjerët), sepse këto mund të shkaktojnë acarim stomak që mund të përkeqësojë dhimbjen e barkut.