MENU
klinika

IN MEMORIAM

Rama për Kiço Blushin: Artist sqimatar dhe ironik

09.02.2019 - 11:32

Për ndarjen nga jeta të skenaristit dhe shkrimtarit të madh Kiço Blushi ka shprehur ngushëllime edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Ai thotë se Blushi ishte nga ata shkrimtarë që qëndroi drejt edhe kur përballë i frynë erëra të forta. Rama thotë se do ta kujtojë Kiçon si artistin sqimatar dhe ironik që gjykoi mprehtë e pa gajle gjithkënd.

STATUSI

IN MEMORIAM

Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificialisht përpara të kërrusin sidoqoftë.

Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd.

I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik!

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri