Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Staffordshire të Anglisë, ku reperi i njohur britanik Cadet ka humbur jetën teksa ishte duke shkuar me taksi në një koncert.
Lajmi i hidhur është konfirmuar edhe nga familja e të ndjerit. “Ne, familja e Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet po ndajmë me ju një lajm të trishtuar. Gjatë orëve të parë të mëngjesit të 9 shkurtit Cadet ka vdekur,”-shkruhet në njoftim.
Në një deklaratë për Radio 1 Newsbeat, menaxheri i tij tha se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi. Ai ishte rrugës për në Keele University ku do performonte.
“Një pasagjer i Toyota, një 28 vjeçar nga Londra, vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferët e dy automjeteve, një 36-vjeçar nga Stoke-on-Trent dhe një 22 vjeçar nga Creëe, u dërguan në spitalin e Royal Stoke University me lëndime të rënda. Tre pasagjerë të tjerë në Toyota u dërguan në spital,”-raportoi policia.