MENU
klinika

Video

Vuçiç: Po, unë nuk i pranoj kufijtë e Kosovës!

09.02.2019 - 13:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë dje.

Ai tha se në Serbi nuk do të lejojë kurrë që ambasadat e huaja të drejtojnë politikat e vendit dhe se nuk do t’i pranojë kurrë kufijtë e shtetit të pavarur të Kosovës.

Më poshtë deklarata e plotë

“Disa sot na flasin për Kosovën, a duhet t’iu kujtoj unë këtu nga Vranja se në vitin 2006 kemi mbetur pa Malin e Zi si të mos kishte ndodhur asgjë.

Atje ka jetuar 30% e popullit tonë, as dy ditë nuk kanë vuajtur për këtë, as rëndë nuk e kanë pasur.

vucic-konica.al

Dy vjet më pas shqiptarët shpallën pavarësinë e Kosovës. Kanë lëshuar dy lajmërime dhe asgjë më tepër, as se kanë pasur problem për këtë. As nuk janë shqetësuar, e lëre më të provojnë të bëjnë diçka për Kosovën tonë dhe për popullin tonë në Kosovë dhe Metohi.

Kur u thoni “do të provojmë të shpëtojmë diçka”, gjithçka që mund të shpëtohet, parimisht popullin tonë në Kosovë njerëzit tanë, kokat e njerëzve tanë, por të ruajmë edhe gjithçka mundemi në Serbi.

Ata thonë: Jo, jo duam të kemi edhe atë që s’kemi dhe atë që kemi dhënë.

Ne u themi: Nuk duam të kemi kufij në Jarinjë dhe Bërnak mes sebëve dhe serbëve.

Ata thonë: Jo, jo ti dëshiron të ndryshosh kufijtë.

PO, unë nuk pranoj kufijtë e shtetit të pavarur të Kosovës sikur që na i kanë bërë ata. Po, ne dallojmë në këtë! “

Video nga Fakte.net