09.02.2019 - 15:23
Gjatë gjithë javës që lamë pas, monedha europiane ka njohur rënie, por duke mbetur në nivelin e 124 lekëve.
Pikën më të lartë euro e kishte në fillim të javës kur këmbehej me 124.61 lekë ndërsa më pas ka njohur rënie të vazhdueshme duke rënë gradualisht të premten në nivelin e 124.26 lekëve.
Ndryshe po vepron Dollari.
Monedha amerikane këtë herë ka njohur rritje me 0.04 pikë në tregun valutor në vend.