MENU
klinika

Ngjarja e rëndë në Kavajë

U abuzua seksualisht/ E mitura 200 minuta para Gjykatës, rrëfen tmerret

09.02.2019 - 16:47

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kavajë, ku një 14-vjeçare u përdhunua nga 8 adoleshentë.

Gjatë kësaj të shtune e mitura është paraqitur në gjykatën e Durrësit, për të dëshmuar tmerret që ka përjetuar.

Me kërkesën e Prokurorisë, gjykata vendosi sigurimin e padisë, pra pyetjen e të dëmtuarës

Dëshmia e saj do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve.

Seanca për pyetjen e 14-vjecares zgjati rreth 3 orë e gjysmë dhe në disa raste gjykata është detyruar ta ndërpresë atë, pas shqetësimeve të shfaqura nga ana e të abuzuarës.

Në dëshminë e saj e mitura i ka qendruar deklaratave të saj të dëshmuara edhe në polici.

Seanca e marrjes në pyetje është ndjekur përmes monitorit edhe nga avokatët mbrojtës të djemve, të cilët ndodhen tashmë pas hekurave.

Vajza bashkë me prindërit trokiti në dyert e policisë, më 29 janar, pasi ishte abuzuar nga një grup djemsh që e shantazhonin me një video intime.