MENU
klinika

Skandali me të miturën në Kavajë

Publikimi i videos së prindërve/ Balla: Iu mbyll goja atyre që…

09.02.2019 - 18:10

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar publikimin me zë dhe figurë identitetin e prindërve të vajzës së mitur që ra pre e abuzimit seksual në Kavajë.

Balla u shpreh se Spiropali sipas tij ka bërë gjënë e duhur dhe u është përgjigjur atyre që folën në emër të familjes.

“Ky ka qenë një rast shumë i rëndë dhe policia e shtetit në bashkëpunim më Prokurorinë ka kryer të gjitha veprimet dhe jemi në fazën që personat fajtorë duhet të vuajnë pasojat përkatëse. Duhet të nxisim për të denoncuar këto raste. Ka prirje të shumë mediave që shpesh thyejnë rregullat e privatësisë për të kapur lajmin. Spiropali ka bërë shumë mirë që pas seancës së të enjtes, ku ne na akuzuan se ishim fajtorët , por gjithçka nuk ishte e vërtetë. Familja kishte nevojë për solidaritet dhe ky solidaritet u shpreh në mënyrë të qartë nga Elisa dhe të gjithë jemi me atë familje për t’i mbështetur”, u shpreh ndër të tjera Balla.

A ishte gabim të shkoje me kamera dhe të zbuloheshin fytyrat e prindërve?

“Pavarësisht prirjes për të sulmuar Spiropalin, mendoj se ajo ka bërë gjënë e duhur. Ishte e rëndësishme që ata që u përpoqën që gjoja të flisnin në emër të familjes në Kuvend, morën një përgjigje nga familja. Berisha bën statuse idioteske për këtë rast dhe le të lëmë këtë familje të rikuperojë këtë presion psikologjik. Ishte një mundësi për t’i dhënë zë asaj familje. Gjithçka u bë për të sqaruar një baltë se institucionet nuk kishin vepruar”, vijoi më tej Balla.