MENU
klinika

Deklarata

Përplasja për Cakajn/ Meta flet për “Zërin e Amerikës”: E kam të qartë…

09.02.2019 - 18:33

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar përplasjen me kryeministrin Rama për kandidaturën e ministrit të Jashtëm.

Meta tha se bazuar në kushtetutë Presidenti e ka shumё tё qartё dhe autorizon vetёm ministrin e jashtёm, i cili nё kёtё rast ёshtё vet kryeministri.

Nё detyrёn time si president unё i referohem vetёm Kushtetutёs sё Republikёs sё Shqipёrisё, interesit kombёtar dhe interesit publik. Nё çёshtjen e ministrit tё jashtёm nuk besoj se kёrkon shumё energji pёr t’iu pёrgjigjur tё gjitha kundёrshtimeve nё lidhje me qёndrimin tim, pёr arsye se kam qenё mjaft i hapur pёr çdo zgjidhje pёr personin e propozuar nga kryeministri.

Por nuk besoj se dikush mund tё fajёsojё Presidentin, kompetencat e tё cilit nё fushёn e politikёs sё jashtme janё pёrcaktuar shumё qartё edhe nga vendimi i Gjykatёs Kushtetuese, i kёrkuar nga vet Partia Socialiste dikur nё opozitё pёr çёshtjen e marrёveshjes sё detit; pra qё Presidentit iu kёrkua tё konfirmojё nё kёtё detyrё njё person, cilatdo qofshin cilёsitё e tij tё shkёlqyera, tё cilin nuk e ka takuar asnjёherё, tё cilin nuk e njeh dhe i cili do tё firmosё marrёveshje nё emёr tё Republikёs sё Shqipёrisё, tё cilat mund tё prodhojnё pasoja afatgjata dhe tё paparashikueshme.

Qёndrimi ka qenё tepёr konstruktiv dhe ka qenё njё qёndrim, i cili ka patur nё konsideratё Kushtetutёn dhe detyrimet kushtetuese tё Presidentit, edhe interesin kombёtar edhe interesin publik. Pёr mё tepёr personi kishte bёrё deklarata nё njё televizion tё Kosovёs, tё cilat nuk kishin asnjё lidhje me qёndrimet shtetёrore tё Shqipёrisё nё fushёn e politikёs sё jashtme.”, tha Meta.

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri