MENU
klinika

Deklarata

“Unaza e Re”/ Meta: Kam qenë i detyruar të mbaj një…

09.02.2019 - 18:49

Në intervistën për “Zërin e Amerikës”, presidenti Meta ka folur edhe për çështjen e “Unazës së Re” në Tiranë.

Lidhur me këtë çështje, Meta shprehet se janë ndjekur procedura ekstraligjore, që sipas tij tregojnë një vend ku sundon shumica.

“Kam ushtruar pёrgjegjёsitё e mia, kam kёrkuar informacione nё mёnyrё tё vazhduar, nё mёnyrё tё përsëritur.

Bazuar nё ligjet e shtetit pёr informim ndaj çdo qytetari dhe zyrtari, po duke u bazuar edhe nё Kushtetutёn e vendit, institucionet janё tё detyruar tё japin informacione dhe pёrgjigje Presidentit pёr çdo kёrkesё dhe pёr çdo shqetësim, e nё fund fare kam qenё i detyruar tё mbaj njё qёndrim, pasi kam krijuar njё bindje, pёr tё cilёn jam shprehur publikisht dhe tё cilёs vazhdoj t’i qёndroj me bindje tё plotё:

Shpikje tё tilla jashtё legjislacionit qё vendi ynё ka, jashtё rendit tonё juridik dhe kushtetues nuk tregojnё pёr njё vend, ku sundon ligji, por tregojnё thjesht pёr njё vend ku sundon shumica”-u shpreh Meta për VOA.