MENU
klinika

Fotot

“Kosova, nder dhe detyrë”/ Logoja e 11-vjetorit të Pavarësisë

10.02.2019 - 08:45

Kosova, më 17 shkurt mbush 11 vjet. Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së shtetit, është bërë publike edhe logoja e cila do të përcjell këtë festë shtetërore.

“Kosova, nder dhe detyrë”, janë fjalët të cilat i mban kjo logo. Ndërkaq duhet kujtuar se për dhjetë vetorin e pavarësisë, përzgjedhja e logos ishte bërë nga Këshilli Organizativ që është nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi, e që ishte kritikuar nga shoqëria civile si plagjiaturë.

Pas kritikave, ishte përzgjedhur një logo tjetër e re e për të dëshmuar autenticitetin e saj, autorët kishin bërë publike tërë punën praktike sesi kishin ardhur deri te versioni final.

Këtë vjet festa organizohet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.

Për festimin sa më të mirë të kësaj dite, të dielën e 17 shkurtit 2019, janë planifikuar shumë aktivitete nga institucionet e Kosovës. 17 shkurti do të nisë me mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila mësohet se është menduar të ketë karakter festiv.

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë