10.02.2019 - 08:58
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të Facebook, vizitën në shtëpinë e Engjellush Hysenllarit, të cilit i ka rindërtuar banesën nga e para.
Në vizitën e parë 1 tetor të vitit të kaluar në fshatin Sovjan të Korçës, Rama ka vizituar familjen Hysenllarit, ku ka konstatuar kushtet e mjerueshme ku ata jetonin.
Kryefamiljari pohon se veç fëmijëve të tij, kujdeset për familjen dhe tre fëmijët e të vëllait, të cilët kishin mbetur jetim.
Një vit më pas, sëbashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu, Rama i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re.